Katër ushtarë izraelitë vdiqën nga një shpërthim në një ndërtesë të minuar në Rafah, në jugun e Gazës. Ushtria e Izraelit ka thënë se edhe pesë ushtarë janë plagosur.

Viktima kanë mbetur ushtarët Major Tal Pshebilski Shaulov, 24, nga Gedera, Rreshteri Eitan Karlsbrun, 20, nga Modiin, rreshteri Almog Shalom, 19, nga Hamadiya, rreshteri Yair Levin, 19, nga Givat Harel, raportojnë mediat e huaja.

Të gjithë ata shërbyen në njësinë e zbulimit të brigadës Givati. Shalom dhe Levin ishin ende në stërvitje, dhe Shaulov ishte komandanti i kompanisë së tyre. Levin është nipi i ish-deputetit të Likud, Moshe Feiglin.

Sipas hetimeve paraprake, ushtarët kanë hedhur eksploziv në një shtëpi të dyshimtë në lagjen Shaboura në Rafah, por se nuk kishte një shpërthim të menjëhershëm. Kur dy ushtarë kanë hyrë në ndërtesë, ajo ka shpërthyer dhe për pasojë, një pjesë e ndërtesës ra mbi ushtarët. IDF ka gjetur në këtë vend edhe një bosht tuneli, gjë që ka dyshime se vendngjarja është përdorur nga ana e Hamasit.

Përpos 4 ushtarëve të vrarë, 5 janë plagosur rëndë, ndërsa disa të tjerë janë lënduar lehtë. Vdekjet e tyre e çojnë në 299 numrin e izraelitëve të vdekur në Gazë, që nga nisja e konfliktit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: