Forcat ukrainase kanë zënë pothuajse të gjithë “zonën gri” në Donbass, tha të enjten  këshilltari i presidentit ukrainas, Yury Birjukov.

“Deri tani kemi mbajtur dy të tretat e kësaj zone gri, e cila u krijua kur veprimi ushtarak u nis në 2014. Megjithatë, tani është praktikisht e tërë në duart tona “, tha ai.

Më parë, përfaqësuesit e Policisë Popullore të së ashtuquajturës Republikë Popullore e Luganskit njoftuan se forcat e Ukrainës kanë për qëllim të marrin gjithë “zonën gri”.

Ata thanë se pikërisht për këtë arsye ushtria ukrainase solli teknikën dhe popullin. E ashtuquajtura “zona gri” është pjesë e një vendi që ndan forcat ukrainase nga republikat e vetëshpallura të Donetskut dhe Luganskut.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: