Atmosfera që po përjeton Kombëtarja shqiptare nuk është nga më të mirat, as që i afrohet rrugëtimit të tyre në “Euro2016”, ku të gjithë në çdo cep të botës ku ndodheshin shqiptar ishin krenar për përfaqësuesen dhe e shprehin në çdo rast. “Euro2016” ishte padiksutim triumfi më i madh në historinë e futbollit shqiptar, një arritje të cilën e shijuan të gjithë, politikanë, njerëz të njohur, e deri tek tifozi më i thjeshtë.

Kombetarja
Kombetarja

Pas epokës De Biasi gjërat ndryshuan shumë dhe shpejt, rezultatet jo pozitive kanë bërë që tifozët të ftohen, një tërheqje e cila nuk është pritur mirë nga futbollistët e Kombëtares dhe stafi i përfaqësueses. Një prej protagonistëve në “Euro2016”, Andi Lila, futbollisti i Tiranës dhe njëkohësisht kryetari i Sindikatës së Futbollistëve, i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” ka zbuluar një prapaskenë surprizë:

Pasaporta Diplomatike
Pasaporta Diplomatike

“Kur shkuam në Europian 2016, të gjithë e kishin vëmendjen te ne, por më pas kjo iku si me sustë. Dua të them dhe diçka. Në atë kohë, kryeministri Rama na dekoroi me pasaporta diplomatike, duke na treguar si ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në Botë. Ministri i ri që vjen, që për koincidencë është edhe nga Kosova, na heq këto pasaporta diplomatike. Na dekoruan, dhe më pas na çdekuruan. Kur futbollistët shqiptarë luftonin në Beograd për flamurin shqiptar, dhe bënin jehonë, të gjithë na vinin nga mbrapa. Tani, ne duam një motivim, nuk na ka thënë asnjë fjalë”, deklaroi Andi Lila.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb