Kampionati amerikan ka regjistruar një rekord aboslut në sfidës me Kolorado Rapids dhe Portland Tajmbërs, pasi 90 minutëshi është luajtur në një të ftohtë polar me termometrin që shënonte -27 gradë.

Ndonëse temperaturat kanë qenë të denja për Polin e Veriut, skuadrat kanë zbritur në fushë dhe kanë luajtur një takim të zjarrtë që është mbyllur me barazimin spektakolar 3-3.

Madje, pavarësisht të ftohtit të madh, në stadium ka pasur mjaft tifozë, që me kalimin e minutave janë mbuluar nga dëbora.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb