Dinamo dhe Ilir Daja duan që në këtë ndeshje të fundit të kampionatit të mos e mbyllin me humbje. Skuadra blu, gjithsesi pritet të luajë duke ruajtur forcat për finalen e Kupës së Shqipërisë dhe “Final 4”.

Objektivi i Dajës këtë sezon ishte Europa, por ai ia doli që të marrë më shumë se kaq. Është në lojë për titullin kampion dhe në finalen e Kupës së Shqipërisë, ndërsa ekipi ua bën me sy edhe 250 milionë lekëve.

Edhe derbet e kryeqytetit i ka dominuar, ndërsa me Tiranën situatën e ka edhe më të mirë. Bardheblutë nuk fitojnë një takim me Dinamon prej 17 marsit të vitit 2024, kur i mundnin blutë 3-2. Tirana, në tri takimet e fundit, ka një barazim pa gola dhe dy humbje 2-1 dhe 1-4.

Në këto kushte, Daja ka luksin të luajë edhe me ekipin e dytë, por blutë do të luajnë me më të mirët. Ose të paktën kështu është pla

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb