Me ëndrrën për kualfikim të shuar prej kohësh, vendi I tretë në Grupin H eliminator mbetet një objektiv kontret edhe pse i vështirë. Po ashtu, në lojë është edhe rekordi i pikëve që kombëtarja e Shqipërisë ka arritur në një fushatë eliminatoresh. Pavarësisht se e gjithë vëmendja dhe pritshmëritë janë te sfida me Francën, ndeshja e sotme kundër Andorrës ka shumë rëndësi për skuadrën kuqezi.

1. Askush Nuk Eshte Mesi, Reja Ngre Zerin Dhe Mohon Revolten
1. Askush Nuk Eshte Mesi, Reja Ngre Zerin Dhe Mohon Revolten

Këtë e di shumë mirë Edi Reja. Ai e ka nënvizur shpesh herë gjatë ditëve të grumbullimit, por tekniku gjithashtu është i vetëdijshëm që të dielën e pret mbi të gjitha një ndeshje prestigji kundër kampionëve të botës në inagurimin e stadiumit të ri. Për këtë arsye dhe I ndihmuar nga pesha e rivalëve që zbresin sot në mbrëmje në “Elbasan Arena”, tekniku italian pritet të bëjë shumë ndryshime në formacion, duke aktivizuar futbollistët që kanë luajtur më pak me synimin për të ruajtur ata të projektuar tashmë si titullar të padiskutueshëm.

Formacioni 14 Nentor
Formacioni 14 Nentor

Me portierët në formë, Reja me shumë mundësi do t’i besojë Berishës ndaj Androrrës dhe Strakoshës ndeshjen me Francën. Në mbrojtjen me tre kthehet Hysaj, ndërsa nuk ndryshon pjesa tjetër e repartit difensiv me Ismajlin dhe Gjimshitin. Mesfusha ndërtohet krejt nga fillimi. Gjasula është i pezulluar, ndërsa pushojnë Bare e Memushaj, për t’i lënë vendin Selahit, Ramadanit dhe Ndojit. Pas paraqitjes së shkëlqyer kundër Moldavisë, Trashi është i favorizuar për një vend në formacion në krahun e majtë, ku edhe Memolla është një alernativë.

74185219 2434978219934726 6556137439834931200 N
74185219 2434978219934726 6556137439834931200 N

Për më shumë forcë sulmuese në të djathtë dhe me detyra ofensive një vend mes titullarëve merr Odise Roshi. Dilemat më të mëdha janë në sulm. Uzuni dhe Seferi janë në balotazh, ashtu si Balaj dhe Kamberi, me këtë të fundit të kushtëzuar nga një dëmtim.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb