Luis Hasa, futbollisti me origjinë shqiptare, u prezantua sot si lojtar i Lecces. Hasa, ndër të tjera, tregoi arsyet se përse bëri këtë zgjedhje.

Përse e zgjodhët Leccen?
Të gjithë folën mirë për mua. Është një grup djemsh të rinj dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Do të bëj gjithçka për të ndihmuar ekipin. Kam shumë dëshirë, gjithmonë kam pritur për Serie A dhe tani jam i sigurt se puna e vështirë do të shpërblehet.

Cilin rol preferoni më shumë në fushën e lojës?
Unë jam një sulmues anësor, por mund të luajë role të shumta. Si lojtarë, më pëlqejnë lojtarët e shkurtër që janë të mirë me topin, ashtu siç është Bernardo Silva.

Kjo lëvizje nga Juve te Lecce?
Unë prita deri në minutën e fundit. Ishte një surprizë, por sapo mora vesh për Leccen, isha vërtetë i lumtur.

Sa e rëndësishme ishte për ju që të luanit me Juventus Next Gen?
Serie C është një lloji kampionati ndrysha nga ai i Primavera. Marrëdhënia me të mëdhenjtë nuk është e lehtë. Besoj se të kesh një ekip të dytë mund të ndihmojë shumë në rritje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb