Luis Suarez, një nga protagonistët e ‘EL Clasicos’ i cili shënoi një dopietë në fitoren 0-3 në Bernabeu, vlerësoi kalimin në finale të Kupës së Mbretit: “Plotësuam një nga objektivat e vendosura në fillim të sezonit”, tha ai, duke përcjellë qetësi, ndoshta për shkak se të shtunën është një tjetër ‘Klasike’  të cilën Barca gjithashtu dëshiron ta fitojë që Los Blancos të mos kënë asnjë shans për fitimin e La Ligës.

” Ne e dimë vështirësinë që kanë këto ndeshje, e dimë se do të jetë e vështirë …  kemi pak kohë për t’u rikuperuar, por ne do të jemi gati për të shtunën. ”

Në lidhje me kritikat në adresë të tij për formën e dobët që ka kaluar javëve të fundit uruguajani u përgjigj: ” Duke qenë ky lojtarë që jam, më duhet të jetojë me kritikat dhe lëvdatat, por i jam mirënjohës klubit, trajnerit dhe shokët e mi për gjithë mbështetjen që më kanë dhënë “, përfundoi Suarez.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: