Luiza Gega shkëlqen sërish në arenën ndërkombëtare. Ajo u kualifikua për në finalen e Kampionatit Europian të atletikës që zhvillohet në Romë. Gega bëri gjithçka mirë në kualifikueset e 3000 metrave me pengesa, duke marrë kështu një rezultat të merituar.

Atletja u rendit në vendin e tetë, në baterinë e saj me kohën 9:35.77!  35-vjeçarja vijon të mbajë lart flamurin e Shqipërisë nëpër botë, duke na bërë të gjithëve krenarë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb