Aktorja e mirënjohur shqiptare, Luiza Xhuvani, ka marrë vendimin e madh për t’u rikthyer sërish në skenë, pak muaj pas humbjes së njeriut të saj të shtrenjtë, bashkëshortit, Gjergj Xhuvani.

Luiza Xhuvani do të vijë në skenë, në një mbrëmje poetike. Me partnerin e saj skenik, Ndriçim Xhepën, Xhuvani do t’i dhurojë sërish emocione publikut.

“Mbrëmë i pëshpërita një ylli” është vepra e përzgjedhur nga aktori i ri, Kristian Koroveshi, që bën bashkë dy mjeshtrat e skenës, Luiza Xhuvani dhe Ndriçim Xhepa.

Njoftimi i plotë:
Aktori Kristian Koroveshi me “Mbrëmë i pëshpërita një ylli” ngjit në skenë Luiza Xhuvani dhe Ndricim Xhepa. Të enjten në datën 7 nëntor 2019, në orën 19:00 publiku kryeqytetas do të shijojë interpretimin e dy mjeshtrave të skenës, Luiza Xhuvani e Ndriçim Xhepa dhe aktorit të ri më të mirë i vlerësuar me këtë çmim në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, Kristian Koroveshi.

Lirika e dashurisë së Rumit, mishëron njeriun si qenie humane dhe si një vepër e natyrës, vjen në skenën e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Tre aktorët e skenës shqiptare premtojnë emocione të papërsëritshme në këtë natë të teatrit të poemës dramatike. Ju ftojmë në një darkë për dashurinë, dialog poetik për jetën dhe një rrëfim i shpirtit.

Be8c60aa 1752 4a99 Ab71 9c7240d48ca2 731x1024
Be8c60aa 1752 4a99 Ab71 9c7240d48ca2 731×1024

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb