Luka Modriç ngrin Interin dhe shpresat e tifozëve zikaltër për të parë “Topin e Artë” në skuadrën e tyre duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Mediat spanjolle bëjnë të ditur se mesfushori kroat ka ndryshuar mëndje dhe pritet të rinovojë kontratën me Realin e Madridit. Lajmi u publikua në fillim nga e përditëshmja “AS”, e cila është shumë pranë klubit “los blankos”.

I
I

Sipas gazetës sportive madrilene, Luka Modriç ka sheshuar mosmarrëveshjet me drejtuesit e Realit, ndërsa pas rezultateve pozitive të skuadrës edhe presidenti Florentino Perez është bindur se kroati duhet të qëndrojë. Kontrata aktuale e Modriç skadon në vitin 2020. Palët mund të bien dakord që kontrata e mesfushorit të zgjatet edhe për të paktën një tjetër sezon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb