Shumë kilometra lart, por në të njëjtën grup, një tjetër legjendë bën heroin për kombin e tij. Luka Modric, ashtu si Ronaldo, në moshën 39 vjeçare vijon të bëjë liderin për Kroacinë, jo vetëm që udhëheq përfaqësuesen në fushë, por klasi në këmbët e tij mbetet i pafund.

Goli i realizuar prej në sfidën kundër Polonisë ishte një gol i denjë për librat e historisë, një ekzekutim perfekt nga goditja e dënimit që i ndal në trekëndësh, një super gol që në fund rezultoi një trepikësh.

Kjo ishte një ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit, një ndeshje ku u akorduan 8 kartonë të verdhë. Ballkanasit ishin dukshëm më superior pasi krijuan 26 raste dhe goditën 6 herë kuadratin, thjesht nuk ishin të saktë në finalizim.

Jo vetëm goli i shënuar, kjo ishte ndeshja e 180 e Modric me ekipin përfaqësues, duke barazuar Sergio Ramos të Spanjës si lojtari i dytë në Evropë me më shumë ndeshje me ekipin Kombëtar, në vendin e parë qëndron Ronaldo me 213 ndeshje.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb