FIFA- Për këtë edicion fitues u shpall kroati Luka Modric, i cili mposhti me vota Cristiano Ronaldon dhe Mohamed Salah. Përfaqësuesit e Kosovës, Bernard Challandes dhe kapiteni i Kombëtares, Samir Ujkani, kanë dhënë votat për emrin e futbollistit më të mirë për sezonin 2017/18.

Challandes e ka zgjedhur Cristiano Ronaldo të parin në listë  duke vijuar me Mohamed Salah dhe Luka Modriç. Portieri i Kombëtares dhe kapiteni Samir Ujkani, pikët maksimale  i ka çuar në adresë të Luka Modric, pasur me  Ronaldon dhe në vend të tretë zgjodhi Kylian Mbappe.

Në fund, qeveria e futbollit botëror FIFA zgjodhi kroatin Luka Modric si futbollistin më të mirë për sezonin.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb