Orë vendimtare në merkaton e verës për Juventusin, që është shumë pranë një tjetër goditje të madhe. “Zonja e Vjetër” dhe Manchester United kanë rënë dakord për transferimin e Romelu Lukaku, ndërsa edhe vetë sulmuesi ka pranuar të kalojë në Serie A. Marrëveshja mes dy klubeve bazohet në një shkëmbim mes futbollistit belg dhe Paulo Dybala, por ky i fundit edhe nuk është bindur për t’u bërë pjesë e “Djajve të Kuq”. Shkak është kërkesa e tij e lartë financiare.

16562966 0 Image A 16 1564212961581
16562966 0 Image A 16 1564212961581

Sulmuesi argjentinas pretendon 10 milion euro në sezon, ndërsa Manchester United është i gatshëm të paguajë deri në 8.5 milion euro. Menaxheri i Dybala ndodhet në Angli dhe sipas mediave italiane akordi është shumë pranë. Nga ana tjetër, nuk ka të tilla probleme sa i përket transferimit të Romelu Lukaku.

Juve Lukaku Dybala
Juve Lukaku Dybala

Ai ka pranuar një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të fitojë 8.5 milion euro në sezon plus bonuset. Juventus dhe Manchester United janë në tratativa edhe për një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për Mario Mandzukic, që gjithashtu do të largohet nga kampionët italianë. “Djajtë e Kuq” e ndjekin prej kohësh sulmuesin kroat që me shumë mundësi do të kalojë në Premier Ligë për një vlerë që shkon nga 10 deri në 15 milion euro.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb