I pakënaqur me merkaton, i qartë kur pyetet mbi atë që kërkon dhe jo pak i mërzitur me drejtuesit e klubit. Antonio Conte dukshëm nuk ndihet i plotësuar në këtë fillim aventure në stolin e Interit, interesimi nga mediat ishte i madh mbi të gjitha për të kuptuar se çfarë pret në ditët në vijim.


Lukaku
Lukaku

“Lukaku? Më pëlqen, do të ishte një lojtar shumë i rëndësishëm për ne por është një futbollist i Man.United. E njoh shumë mirë, e kam kërkuar që kur isha pjesë e Chelsea por njoh gjithashtu dhe situatën tonë. Për të qenë i sinqertë vijon më tej Conte në konferencën për shtyp, prisja diçka më shumë nga klubi. Jemi vonë si në fazën në hyrje ashtu dhe në dalje. Me klubin kemi të njëjtin vizion por prisja të ishim më lart por gjithsesi kam besim.


Fc Internazionale V Tottenham Hotspur Uefa Champions League Group B
Fc Internazionale V Tottenham Hotspur Uefa Champions League Group B

Icardi? Nuk bën pjesë në projektin tonë, ky është realiteti në këto momente, klubi ka qenë i qartë. Nainggolan? Edhe ai nuk bën pjesë në projektin tonë”. Diskutimi është ndryshe kur pyetet për Perisic:


Ivan Perisic
Ivan Perisic

“Ivan është një futbollistit me karakteristika specifike, dua të shoh nëse mund të luaj në pozicionin që kam në mendje. Kemi kohë për të kuptuar nëse mund të luaj atë lojë që un dëshiroj”, u shpreh Conte.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb