Romelu Lukaku po kalon një nga sezonet e tij më të vështira. Sulmuesi belg u prit me gëzim të madh te Interi por paraqitjet e tij ishin shumë më poshtë pritshmërive.

Gjthsesi, gjërat te Kombëtarja janë disi më ndryshe, pasi Lukaku realizoi 3 gola mbrëmë në triumfin 0-3 ndaj Suedisë, në sfidën e parë kualifikuese të Euro 2024. “Ndihem i lumtur që jam në gjendje të luaj dhe të fitoj minuta për t’i treguar botës së jashtme atë që kam brenda”, – tha ai pas ndeshjes.

Belgjika renditet në vendin e dytë me 3 pikë. Ndeshja e radhës është në shtëpi ndaj Austrisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: