Shumë preokupim për kushtet shëndetësore të Luke Perry, i cili është shtruar në spital nga një hemorragji e rëndë cerebrale në tru.

Mjekët thonë se situata e tij është shumë e rëndë. Tmz, pasi ka shpërndarë lajmin, raporton që aktori i ‘Beverly Hills 90210’, është në koma farmaceutike, sipas konfirmimeve të familjarëve.
Një situatë që është përgënjeshtruar nga agjenti i tij, që flet për një situatë të thellë qetësimi. Ndër të tjera Shannen Doherty, i ka dërguar kolegut dhe mikut të saj një mesazh prekës në rrjetet sociale.

Një nga të parat që i ka kushtuar një mesazh prekës në Rrjet aktorit ka qenë Shannen Doherty, kolegia e saj në seritë kult të viteve 90.
Perry ishte bukuroshi Dylan McKay dhe ajo ishte Branda Walsh, vajza që e dashuronte. Artistja ka postuar në Instagram një foto ku të dy janë të përqafuar, shkëputur nga skena e ‘Beverly Hills 90210’ dhe e ka ndarë me një koment prekës: “Miku im. Të shtrëngoj fort dhe të jap forcën time”.

Edhe Ian Ziering, që interpretonte Steve në ‘Beverly Hills 90210’, ka ndarë në Instagram një foto të vjetër ku shfaqet në shoqërinë e mikut të saj, shoqëruar me një mesazh: ‘Asnjë fjalë nuk mund ta shpreh atë që zemra ime po provon me këtë lajm të tmerrshëm. Të gjithë po lutemi për ty derisa të shërohesh shpejt’. Luke Perry është edhe protagonist i tre sezoneve të dramës ‘Riverdale’ dhe nga kolegët e tij vijnë shumë mesazhe, të cilët shprehin dhimbjen duke thënë që i janë pranë në këtë moment të vështirë.

Në rrjetet sociale, Lili Reinhart ka publikuar një selfie të tyre së bashku duke shkruar: Të mendoj Luke dhe lutem që ti të bëhesh mirë). Ndërsa Marisol Nocols i drejtohet atij me një ‘Duke menduar për këtë burrë të mrekullueshëm. Të duam Luke’. Cole Sprouse ka ndarë në Instagram një foto të qeshur të Luke. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Skeet Ulrich, me një foto të aktorit të pishinë.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb