Pothuajse dy muaj nga vdekja zemra e artë e Luke Perry vazhdon të jetojë, falë vajzës së tij Sophie. Tetëmbëdhjetë vjeçarja, (e lindur nga martesa mes yllit të ‘Beverly Hills 90210’ dhe Rachel Sharp) është vullnetare në Malawi dhe ka hapur një shkollë në një zonë rurale në Vend, që ja ka kushtuar të atit.

’Shkolla jonë mbaroi dhe nuk mund të them se sa e emocionuar jam teksa e shoh të hapet’, ka njoftuar në rrjetin social, duke publikuar një foto së bashku me djemtë.

Së bashku me të edhe mamaja e saj që e ka mbështetur në këtë projekt të rëndësishëm bamirësie. ’Faleminderit të gjithë atyre që kanë dhuruar dhe na kanë ndihmuar në projektin tonë. Një falënderim i veçantë për shokun tim Ruben, që ka luftuar shumë për të ja kushtuar këtë shkollë babait tim’.

Pas vdekjes se Perry, Sophie ka përfunduar në reflektorët e mediave, duke u bërë popullore në rrjetet sociale. Pas shumë pasigurive, vajza ka vendosur të shfrytëzojë situatën për të promovuar projektet e saj bamirëse.
’Kam menduar se ishte e papërshtatshme të kërkoja donacione për të bërë projektet tek të cilat punoj. Falë disa miqve, kam kuptuar që ajo që bëj është më e madhe se unë dhe se krenaria ime. Kështu ju kërkoj të mbështesni projektin tonë për shkollat e Malawi’.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb