Nga: Dorjana Bezat*

TIRANE- Lule, çokollata dhe disa libra kanë qenë dhuratat, të cilët amasadorja hollandeze dhe disa gjimnazistë të kryeqytetit kishin zgjedhur për t’ua dhuruar grave që ky 8 Mars i gjeti duke vuajtur dënimin në burgun “Ali Demi”.

Megjithë kufijzimet e lirisë edhe të izoluara ato krijuan një ambient festiv ku përveç argëtimit për to ishte dhe një moment reflektimi. Mendonin për ato që kanë bërë para së të dënoheshin dhe për ato që i pret kur të rifitojnë lirinë. Përveç duarve me dhurata kishte edhe sy me lot të cilëve u mungonin fëmijët, familjarët dhe liria. Me lot ishte edhe Nazime Nisha e cila në këtë 8 Mars zgjodhi t’i dërgojë një letër Zonjës së Parë, Odeta Nishani.

Apelit për të respektuar të drejtat e grave iu bashkëngjit edhe dejtoresha e këtij institucioni zonja Zoje Jaka.

Që këto femra të mos ndihen vetëm, gjimnazistët e shkollës “Qemal Stafa” zhvilluan një vizitë në këtë institucion duke dhuruar lule dhe kartolina.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: