”Luledielli” i famshëm i Vincent van Gogh, nuk do të kryejë më udhëtime jashtë vendit për shkak të brishtësisë së saj, njoftoi sot muzeu dedikuar piktorit holandez.

‘’Në një hulumtim ndërkombëtar që iu bë tablosë evidentoi se gjendja e saj është e qëndrueshme por delikate’’, thuhej në një komunikatë të muzeut të Van Gogh-ut në Amsterdam.

Axel Rüger, drejtori i muzeut u shpreh se ishte kjo arsyeja që vendosëm se ‘’Luledielli’ nuk do të udhëtojë më.

Kryevepra e koleksionit do të qëndrojnë përgjithmonë në muzeun ‘’Van Gogh’’ në Amsterdam.

E realizuar 130 vite më parë, piktura që nga viti 2016 ishte objekt i një monitorimi të hollësishëm nga ekspertë të fushës.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb