Nga: ZONJA VJOLLCA
500 gr luleshtrydhe
1 lgj lëng limoni
30 gr sheqer
250 gr krem djathi
150 gr pana ëmbëlsire

Lajmë pastrojmë luleshtrydhet dhe gjysmat e tyre i presim në copa të mëdha dhe gjysmat i presim në kubikë të vegjël. Vendosim në një blender apo mikser luleshtrydhet që premë në copa të mëdha. Shtojmë 1 lugë lëng limoni, 30 gr sheqer dhe kremin e djathit. Të gjithë përbërësit e mësipërm i kalojmë në blender duke krijuar një krem të lidhur. Ndërkohë rrahim 150 gr pana ëmbëlsire e kthejmë atë në masë të ngurtë. Shtojmë më pas tek kremi i panës kremin me djath dhe luleshtrydhe dhe në fund kubikët e vegjël të luleshtrydheve. I trazojmë ngadalë derisa përbërësit të njesohen dhe më pas servirim luleshtrydhet me krem nëpër tasa duke i zbukuruar sipër me një frut të freskët.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb