Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e djeshme në Shkodër, ku 49-vjeçari Agron Mehmeti qëlloi me armë zjarri në drejtim të fëmijëve.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në qendër të qytetit të Shkodrës, kur lulishtja dhe pedonalja ishin plot me njerëz.

Sherri ka nisur, pasi djali i 49-vjeçarit, rreth 13 vjeç, është konfliktuar me një fëmijë tjetër dhe menjëherë në vendngjarje ka shkuar babai i tij, i cili ka qëlluar me pistoletë. Siç raporton gazetari Nikshiqi, plumbi ka përfunduar në një prej lokaleve aty afër, por fatmirësisht nuk ka kapur asnjë person.

Ndërkohë, autori ka qëlluar njërin prej fëmijëve me qytën e pistoletës dhe më pas është larguar me biçikletë në drejtim të paditur. Ndërkohë, autori është vetëdorëzuar ditën e sotme në polici, ku dhe është arrestuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb