TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në turin “Rrugëtimi për Shqipërinë” hodhi kritika të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa e akuzoi atë si përgjegjësin kryesor për largimin e të rinjve nga Shqipëria. Lideri demokrat theksoi se shpresa më e madhe e Shqipërisë është tek rinia e sotme.  Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë vlonjatë, Basha renditi arsyet se pse shqiptarët duhet të besojnë tek të rinjtë dhe tek bagazhi i tyre.

“Shumica dërrmuese kemi shpresë dhe besim të madh të rinia, këtë e them për tri arsye. Së pari, rinia është shtresa më e pastër dhe më e pakopromentuar në vend. Së dyti, është shtresa më e përgatitur dhe më proevropiane. Rinia mund dhe duhet të marrë në dorë  fatet e shqipërisë Europiane.  Shqiptarët janë rracë e zgjuar dhe e talentuar dhe janë të prirur drejt suksesit. Rinia është konkurrencë e papërballueshme, por për fat të keq në Shqipëri nuk i gjejnë këto mundësi. Rinia ka një braktisje totale nga qeveria. Rinia është dështimi më i madh i kësaj qeverie dhe këtij kryeministri. Rinia është grupi më i madh që i drejtohet emigracionit. 38 mijë të rinj që janë larguar nga vendi. Kjo qeveria iu lë vetëm, një rrugë, iu vret shpresën, iu heq lirinë dhe iu lë rrugën e emigracionit”-tha Basha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: