ANGLI

Gjatë vizitës së punës në Londër, Kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha dhe delegacioni që e shoqëron u takua nga Kryetarin e Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Britanik Tom Tugendhat.

Në takim u diskutua mbi gjendjen ku ndodhet vendi, krizën politike dhe situatën në tërësi në gadishullin e Ballkanit.

Siç njofton selia blu, në këtë takim, lideri i opozitës konfirmoi angazhimin e Partisë Demokratike dhe të gjithë opozitës së bashkuar për një zgjidhje politike të krizës, që do të garantojë zgjedhje te lira dhe të ndershme: “Duke ndarë politikën nga krimi, duke i zgjidhur duart drejtësisë që të vërë para ligjit politikanët e përsfshirë në shitblerje votash me krimin e irgsnizuar si dhe afera të tmerrshme korruptive.

Reformë e thellë politike për fuqizimin e rolit të qytetarit sipas praktikave më të mira të vendeve demokratike perëndimore është angazhimi ynë,- theksoi Basha. Lideri i opozitës theksoi rolin e rëndësishëm të  Britanisë së Madhe, në bashkëpunim me partnerët e tjerë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, në mbrojtje të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Basha e falënderoi Tugenthat  për qëndrimin që ka mbajtur Anglia në raport me çështjen e nxehtë të “ndryshimit të kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë, e cila duket se u mbyll përfundimisht në Samitin e Berlinit disa ditë më parë.

Sipas Bashës, ndarja dhe shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte një precedent i rrezikshëm dhe që do vinte në pikëpyetje paqen dhe stabilitetin në rajon. Pjesë e bisedës ishte edhe bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Anglisë në fushat e interesit strategjik.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb