SHËNGJIN

Gjatë turit të takimeve me qytetarë dhe tregtarë në zonën e Shëngjinit, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se ka ardhur koha që Shqipëria të shpëtohet nga duart oligarkëve. Basha teksa ftoi qytetarët të bashkohen në protestën e 16 shkurtit në Tiranë, hodhi akuza të forta për mënyrën se si Rama po qeverisë vendin.

Ai tha se paratë që vjedhin njerëzit afër Ramës do t’u kthehen shqioptarëve dhe abuzuesit do të dalin para drejtësisë.

Biseda e Bashës me qytetarët dhe tregtarët:

Peshkatar: Aty ku ishte magazina e rrjetave. Edi Rama po ndërton. Vetëm ai e di se çfarë po bën. Do bëjë ndonjë pallat. Të gjitha varkat nuk kanë vend ku të vendosin rrjetat.

Peshkatar: Problematikat kryesore kemi ndërtimin e një kantieri për riparimin e anijeve. Pse duhet të çojmë lekët tona që i fitojmë këtu t’i çojmë në Itali? I çojmë në Italiu që kushton deri në 30 mijë euro. Me ligj e kemi 1 herë në vit remontin. Kjo është flota më e madhe prej 45 anijesh të mëdha aktive profesionale dhe mjete peshkimi me të vetëpunësuar. Anija e e një shokut tonë është mbytur sepse nuk i ka bërë remont. Ku ta çonte. Vetëm Durrësi ka 140 anije, Vlora, Saranda. Nëse shteti na bën një investim është shumë mirë se katër janë salltanet.

Basha: Përse qenka salltanet. Sa kushton një shkallë?

Peshkatar: 500-600 mijë euro.

Basha: Për 4 shkallë 2 milionë Euro. Po Arben Ahmetaj merr 21 milionë euro për tre inceneratorë. Jo vetëm 4 shkallë, por 40 shkallë mund të bëhen. Sepse me lekët tuaja po e bën. Ulja e taksave dhe kthimi i tyre tek shqiptarët ka një të vërtetë. T’i marrim Shqipërinë oligarkëve që po grabisin me Edi Ramën dhe kriminelë dhe t’ia kthejmë qytetarëve.

Këto para që po i vjedhin 5 veta, ata të t’i kthejnë dhe të dalin përpara drejtësisë. Atëherë kemi mjaftueshëm fonde për të vendosur prioritetet, siç është edhe peshkimi si garantues punësimi.

(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb