Rikthehet në News24, emisioni “Të paekspozuarit” nga gazetari Ylli Rakipi.

“Të paekspozuarit” do të celë siparin e sezonit të ri televiziv sot në oren 21:00 me kreun e opozitës Lulzim Basha. Kryedemokrati Basha do të jetë sot përballë analistëve më të njohur të tregut mediatik, Fatos Lubonja e Andi Bushati.

Në fokus të debatit politik të mbrëmjes, do të jetë platforma e Partisë Demokratike e kurorëzuar me emrin ‘Antimafia’, nisma e propozuar për veting të politikanëve dhe oligarkëve.

Cfarë po ndodh me opozitën, a është rritur apo zvogëluar ajo? Edi Rama rrëzohet brenda sistemit apo jashtë sistemit? Të gjitha marrin përgjigje sot në mbrëmje në 21:00 te “Të Paekspozuarit” me temë: Rruga e vetme e Lulzim Bashës?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb