TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas takimit historik të Presidentit amerikan Donald Trump me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Teksa e vlerëson nënshkrimin e deklaratës së përbashkët mes tyre si një ngjarje të një rëndësie madhore për paqen dhe sigurinë në botë, kryedemokrati Basha ka zgjedhur që të publikojë foton e tij me Presidentin Trump.


Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Basha thotë se “Hapja e ketij procesi paqeje dhe çarmatimi në rajonin e një ndër konflikteve më të mëdha, të gjata e të përgjakura të globit përbën një sukses historik të jashtëzakonshëm të presidentit të SHBA, Donald Trump”.


POSTIMI I PLOTE
Takimi midis Presidentit te SHBA Donald J. Trump dhe Kryetarit te Korese se Veriut Kim Jong Un, nënshkrimi i deklarates se perbashket dhe nisja e procesit te paqes dhe denuklearizimit te Gadishullit Korean eshte nje ngjarje e nje rendesie madhore per paqen dhe sigurine ne bote.


Hapja e ketij procesi paqeje dhe carmatimi ne rajonin e nje nder konflikteve me te medha, te gjata e te pergjakura te globit perben nje sukses historik te jashtezakonshem te presidentit te SHBA, Donald J. Trump.

Presidenti i SHBA demonstroi para mbare botes se civilizuar se forca e paqes dhe e diplomacise eshte e pathyeshme kur udhehiqet nga besimi i vendosur dhe veprimi i guximshem.

Ne emer të Partise Demokratike pershendes SHBA dhe presidentin Trump per kete arritje te permasave globale, me vlera themelore per zhvillimet nderkombetare boterore.

Partia Demokratike dhe une jemi krenare dhe totalisht te perkushtuar ne aleancen e vlerave atlantike dhe partneritetin strategjik me SHBA nen lidershipin e presidentit Trump, si partneritet jetik dhe i pazevendesueshem per ndertimin e nje bote me te sigurte, ne paqe, te lire dhe demokratike.

(el.sp/BalkanWeb)