Kryetari i PD Lulzim Basha në një dalje publike për mediat tha se Partia Demokratike doli më e fortë dhe më e bashkuar pas 30 qershorit.

Basha theksoi se më datë 30 qershor, Rama mori mesazhin e qartë se qytetarët jnë në anën e opozitës së bashkuar dhe kundër tij e bandës së tij.

Farsa dështoi. PD doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 qershori. Opozita doli më e fortë dhe më e bashkuar. Të gjithë si qytetarë jemi më të fortë se kurrë më parë. Edi Rama doli më i dobët. 30 dhjetori tregoi zbuluar fytyrën e Edi Ramës. Rama ka degdisur PS në parti mercenarësh dhe banditësh. Përballë saj qëndrojmë ne, parti e mendjes dhe e zemrës. Ata i bënë bashkë paraja dhe karrigia.

Të dashur qytetarë. Qëndrimi juaj më 30 qershor ishte i qartë për ndryshim. Ne PD e gjithë opozita e bashkuar, së bashku me ju duam të sjellim ndryshim që ju doni, sepse ju i thatë ndal vjedhjes dhe korrupsionit”, tha Basha.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb