Lumbardh Salihu është shpallur fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Ish-futbollisti me origjinë nga Vitia ka rezultuar banori më i votuar mes katër finalistëve.

Ai la në vend të dytë këngëtarin Blerando, pasuar nga Shqipe Hysenaj në vend të tretë dhe transgjinorja Edona James në vend të katërt.

Nga dita e parë, Lumbardhi është dëshmuar të jetë një nga konkurrentët më të fortë në shtëpi.

Gjatë gjithë këtij spektakli, Lumbardhi ka rrëmbyer vëmendjen e shumëkujt me personalitetin e tij simpatik.

Lumbardhi është komentuar shumë për vajzat që ka simpatizuar në atë shtëpi, deri te e fundit, Kaderi, me të cilën ai krijoi lidhje brenda shtëpisë.

Lumbardhi është shprehur që ka pasur momente të vështira brenda në shtëpi, duke kërkuar të dale jashtë thuajse në javën e parë.

Por, me qëndrimin e tij, ai ka treguar qëndrueshmëri dhe këmbëngulje, duke e bërë atë një konkurrent të fortë.

Rrugëtimi i tij në shtëpi ka qenë i mbushur me ulje-ngritje, por ai ka arritur gjithmonë të qëndrojë i fokusuar në qëllimin e tij.

Lumbardhi si i fundit banor i shtëpisë, i fiku të gjitha dritat e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova në fund të finales.

Kosovovip2 Lumbardh Large

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb