Nga SHKELZEN HENKOJA
KORCE– Sa herë ka reshje intensive shiu 40 familje në fshatin Bersnik në afërsi të Devollit, e dinë mirë se tokat e tyre do të përmbyten serish. Mundin e djersën e tyre i merr lumi së bashku me tokat e mbjella me grurë apo misër.
Sipas banorëve, marrja e inerteve pa kriter, si dhe dëmtimi i argjinaturës bën që lumi të futet në të mbjellat. Kërkesat e vazhdueshme ndër vite të banorëve pranë institucioneve përgjegjëse për ndërtimin e argjinaturës, si dhe pritave mbrojtëse, ka mbetur në vesh të shurdhët.
Vetëm në pesë vitet e fundit lumi Devoll u ka rrëmbyer më shumë se 20 ha tokë bujqësore, për banorët e fshatit toka është e vetmja mundësi për të siguruar bukën e gojës, pasi s’kanë asnjë mundësi tjetër.
(BalkanWeb)