FIER- Reshjet e shumta të shiut kanë sjellë fryrjen e lumit Gjanica, e cila rrezikon të përmbytë dhjetëra banesa. Sipas raportimeve nga terreni, Gjanica ka dalë tashmë nga shtrati tek “Ura me shkallë” dhe nëse prurjet rriten, do të ketë përmbytje edhe të banesave përreth. Gjithashtu janë të rrezikuara edhe disa njësi tregtare.

Ndërkohë banorët kanë nisur të marrin masa. Situata është duke u ndjekur nga afër edhe nga përfaqësues të Prefekturës dhe autoritetet e tjera vendore.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: