Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek ka thënë se Prishtina dhe Beogradi nuk i kanë përmbushur të gjitha detyrimet që përmbanë marrëveshja e Brukselit mes dy vendeve.

Sipas gazetës serbe ‘Dnevnik’ Lunaçek ka thënë se zbatimi i marrëveshjes është në interes të të dy vendeve.

Ajo ka thënë se bashkë me zyrtarë të tjerë europian, do të punojë për hartimin e disa amendamenteve që ofrojnë kompromis për të dy vendet.

Mw tej ajo ka kritikuar mungesën e harmonisë mes vendeve të BE-së për Kosovën , jo vetëm të atyre që e kanë njohur pavarësinë e saj.

Raportuesja për Kosovën ka theksuar se mënyra se si Serbia ka lobuar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO, përfshirë edhe deklaratën e Daçiçit ‘se do të ishte njësoj sikur dikush të propozonte që ISIS të pranohet në këtë organizatë”, bie krejtësisht ndesh me frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore për të cilat angazhohet në dialogun e Brukseli’.

Lunaçek ka folur edhe për krimet e supozuara të UÇK-së gjatë luftës, duke thënë se Prishtina i ka dërgur para drejtësisë një numër të madh fajtorësh.
(E.G./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb