PRISHTINE – Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek thekson se normalizimi i marrëdhënieve dhe njohja e Kosovës do të jetë një kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian.
“Për diçka të tillë nuk ka asnjë dokument, por kjo është një konsensus politik. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe më në fund njohja e Kosovës do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në BE”,- tha ajo në një intervistë me gazetën “Kurir”.
Lunaçek theksoi se tashmë “është fakt se Republika e Kosovës është njohur nga më shumë se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së (109) dhe se qeveria serbe po zhvillon një dialog të nivelit të lartë me përfaqësuesit e saj më të lartë”.
Raportuesja theksoi se BE-ja nuk do të pranojë kurrë një anëtar të ri që nuk ka kufij të përcaktuar qartë dhe të njohura ndërkombëtarisht, siç ka bërë me Qipron.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb