SARANDE- Dy shtetas grekë janë ndaluar nga policia kufitare shqiptare, pasi janë kapur duke lundruar ilegalisht në ujërat tona territoriale. Materialet në ngarkim të S.P, 40 vjeç, dhe N.P,63 vjeç, të dy banues në Korfuz i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Sipas të dhënave nga policia e Sarandës, këta dy këta shtetas grekë, u kapën në brendësi të ujërave territoriale shqiptare me mjetin e tyre skaf “Thallasa”, në vendin e quajtur “Ftele”.

Dyshohet se ata janë kapur në tentativë për të kaluar në mënyrë të paligjshme në ujërat territoriale shqiptare.

Do të jenë hetimet dhe marrja në pyetje e dy shtetasve grekë, të cilët po ndiqen në gjendje të lirë, ato çka do të hedhin më shumë dritë mbi rastin. Ndërsa skafi është bllokuar dhe ndodhet në portin e Sarandës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: