“L’Univers” ka botuar, të mërkurën e 19 korrikut 1911, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me shqetësimin e Turqisë mbi suksesin e vizitës së Ismail Qemalit në kryeqytetin austriak, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Markezi (Markgrafi) Pallavicini, ambasadori austriak në Kostandinopojë, thuhet se i ka dhënë sqarime Portës së Lartë për mikpritjen që iu bë Ismail Qemalit në Vjenë.
Ne e dimë se deputeti shqiptar u prit nga pothuajse të gjithë ambasadorët dhe se gjithashtu pati bisedime shumë cilësore me kontin Kinsky, Z. Rappoport dhe zyrtarë të tjerë në Ballplatz./darsiani