Pas ndeshjes foli Regi Lushkja, autori i golit për Egnatian i cilësuar dhe si më i miri i ndeshjes.
“Dhe ndeshjet e fundit kishim disa mendime kush do godasë penalltinë. E humbi Vuthaj dhe patëm bisedime me trajnerin që vendosi për mua.
Më vjen keq se kemi bërë ndeshje të mirë, e patëm nën kontroll. Vetëm të fitonim se të shënoja gol.
Kemi manovrën tonë që e nisim nga portieri, për të luajtur poshtë. Unë jam si numër 10, e bëj manovrën që kur fillon del topi nga qendra e mbrojtjes dhe mesfushës të futem në qendër dhe të shërbej. Pak rëndësi ka të godas portën, e rëndësishme të bëj manovrën si duhet.
Të them të drejtën, ndeshjet e fundit jemi ndëshkuar me karton të kuq dhe jemi detyruar të ndryshojmë dhe skemën dhe manovrën.
Detyrat që na jep trajneri mundohemi të bëjmë çfarë është e mundur, të bazohemi te ai. Pavarësisht se ndryshohen dhe lojtarët, për mendimin tim diçka e mirë për ne. Mund të ndodhë rrallë të kemi konfuzione. Mendoj se e kemi zhvilluar mirë sot manovrën tonë”, u shpreh Lushkja.