LUSHNJË- Policia e Lushnjës ka asgjësuar sot 1400 bimë narkotike, ndërsa ka vënë në pranga poseduesin e tyre. Bëhet fjalë për 46-vjeçarit Ardian Kokoni. Në kuadër të operacionit të koduar “Sera” u bë e mundur sekuestrimi dhe asgjësimi i hashashit në fshatin Mërtish, në komunës Gradisht.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se bimët narkotike varionin nga 50 deri në 70 centimetra të larta. Sakaq, në një ambjent tjetër u gjet një makineri që shërbente për tharjen e hashashit. Ndërkohë, lënda narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa makineria dhe një sasi e bimëve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të 46-vjeçarit iu përcollën Prokurorisë së Lushnjës për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: