LUSHNJË- Një shkollë 9- vjeçare është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së martës në fshatin Kashtëbardhë të Lushnjës. Burime nga vendngjarja bënë të ditur se zjarri ka djegur pjesën më të madhe të shkollës, duke shkatërruar tavanin, e për pasojë duke prishur kështu shumë klasa të saj. Pas zjarrit të rënë, në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie dhe zjarrfikëse, të cilët ndihmuan në lokalizimin e plotë të zjarrit. Burime për News24 dhe BW bënë të ditur se shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë një ngrohëse që mund të jetë lënë e ndezur në një nga një klasë që ka zhvilluar mësim ditën e djeshme. Djegia e shkollës ka vënë në lëvizje edhe autoritetet lokale në këtë qytet, të cilët ishin të pranishëm në vendngjarje. Kështu, situatën nga afër e kanë monitoruar Nënprefekti i Lushnjës, Ilir Dervishi dhe përfaqësues të Shtabit të Emergjencave. Në shkollën 9-vjeçare të fshatit Kashtëbardhë zhvillojnë procesin mësimor rreth 20 klasa dhe me përafërsi 700 nxënës, të cilët për shkak të kësaj ngjarjeje do të mbeten pa mësim ditët e ardhshme…

(os.de/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb