Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku një i moshuar rreth të 70-tave është përplasur nga një mjet në afërsi të rrethrrotullimit të Savrës. Sipas informacioneve, i moshuari ishte duke ecur në këmbë drejt Lushnjes kur u godit nga mjeti, i cili më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Pas aksidentit, i moshuari është dërguar në spitalin e Lushnjes, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Lushnjes ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për identifikimin e mjetit të larguar dhe drejtuesit të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb