TIRANE- Nxënësit e shkollës 9-vjeçare në fshatin Adriatik në Remas të Lushnjes nuk do kenë fatin të ulen sot në bankat e shkollës si bashkëmoshatarët e tyre, pasi prej numrit të vogët të tyre, shkolla u mbyll. Njëri prej prindërve tregon dramën e fëmijëve të mbetur në shtëpi, duke thënë se e kanë të pamundur t’i dërgojnë 8 km larg në shkollën më të afërt.

Në një denoncim të publikuar nga “Jeta osh qef” prindi akuzon edhe deputetin e zonës Erjon Braçe të cilit i kujton premtimin e pambajtur.

“…i bëjmë thirrje atij të gjatit dhe atij të shkurtrit, deputetit të zonës tonë (Erion Braçe) na premtuat shumë gjëra por janë krejt të kundërta. 1 javë para votimeve Erioni vogël na premtoi që do vizitonte fshatin tonë edhe mbas votimeve, por ai poshtërsira se ka idenë fare se si është katandisur ky popull, ku shkolla u mbyll, uji është ndërprerë, nuk ka ujë, nuk ka asgjë”.

Denoncimi i plotë (ashtu siç është shkruar)
“Pershendetje JETA OSH QEF jam nje banor i fshatit Adriatik te Komunës Remas (LUSHNJE) po ju flas në emër të gjith fshatit Adriatik per nje shqetësim tonin. Sot shënon data 13.09.2016 sot esht dita kombëtare e hapjes së shkollava ku fëmijët shkojn te gjith ne shkoll. Kurse në fshatin tone fëmijët nga klasa e 1 deri në klasën e 9 jan pa shkolle sepse na mbyllën shkollën dhe të gjith femijet jan ne shtepi. Prandaj ju lutemi shum te na e bëni këtë lajm alarmant sepse sot nk mund te rritet fëmija pa shkolle sepse jemi ne 2016 dhe i bejm thirrje atij te gjatit dhe atij te shkurterit deputetit të zonës tone (Erion Braçe) na premtuat shum gjera por jane krejt të kundërta. 1 javë para votimeve Erioni vogel na premtoj qe do vizitonte fshatin tone edhe mbas votimeve, por ai poshtersira se ka iden fare se si esht katandisur ky popull ku shkolla u mbyll uji esht nderprer nuk ka ujë nuk ka asgjë.

Po shkolla është mbyllur sepse drejtoria thote qe nuk mundë të vazhdoj nje shkolle me pak nxënës. Në këtë shkollë para 2 vjetësh jan hequr klasa 6 7 8 dhe 9 dhe deri më sot egzistonte vec klasa 1 2 3 4 5 por sot kjo shkoll u mbyll e gjithe nuk egziston më. Ata fëmijë që shikoni në video jan pa shkolle sepse nuk ka shkolle eshte mbyllur. Shkolla më e afërt është 8 km nga fshati jone. Behet fjale per shkollen Adriatik. Dhe diçka tjetër. Në kte shkoll para 3 ditësh erdhën morën bankat e shkollës dhe dyert sepse duan që nxënësit te transferohen në shkollën e fshatit tjetër qe ndodhet 8 km larg. Dhe ato banka jan marr pa djenine e prinderve te femijeve. Tani femijet jane pa shkolle, qajne sepse duan te shkojne ne shkolle, por s’kane mundesi. Dhe ato dyer që u morën në kete shkolle nuk ndodhen në shkollën tjetër ku do drejtoria thote se do të transferohen nxenesit. Me respekt A.Agolli”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb