Një shpërthim tritoli është dëgjuar pak çaste më parë në qytetin e Lushnjes në banesën e Berti Taullaut. Sipas të dhënave të policisë në banesë fatmirësisht nuk ka patur njeri në momentin e shpërthimit.

Berti Taullau është vëllai i Saimir Taullaut, të cilit në vitin 2018 iu bën dy atentate nga të cilat ai mori vetëm disa dëmtime të lehta. Saimir Taullau është një biznesmen i fuqishëm në qytetin e Lushnjes, ndërkohë që aktivitetin e tij tregtar e ka zgjeruar dhe në vendet fqinje si Itali e Greqi.

Familja Taullau është përfshirë në një konflikt me grupin e Aldo Bares, ku është vrarë dhe vëllai i Saimirit, Baki Taullau.

Deklarata e policisë

Lushnje
Informacion paraprak

Në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje, në oborrin e pasëm të banesës së shtetasit A.T dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Aktualisht në banesë nuk banon njeri.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb