Në Golem të Lushnjës kanë filluar punimet për rindërtimin e kishës së Shën Mërisë. Kjo kishë, sipas të dhënave historike është ndërtuar në vitin 1800 dhe ka funksionuar deri në vitin 1967 kur u shemb nga themelet gjatë diktaturës. Përveç besimtarëve në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të klerit ortodoks.
Mitropoliti i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë hirësia e tij ASTI, theksoi rëndësinë e këtij projekti, duke nënvizuar se rindërtimi i kishës sjell për besimtarët një objekt kulti që mungoi ndër vite.
Kisha e Shën mërisë në Golem është ndërtim i stilit modern por që ka ruajtur dhe vlerat autentike të dikurshme. Prifti i kishës at Josifi falenderon hirësinë e tij si dhe autoritetet vendore dhe kontribuuesit që mundësuan rindërtimin e kësaj kishe mbi 200 vjeçare.