Nga AGRON LLUPI*

LUSHNJE – Dy deputetë të PD-së, Albana Vokshi dhe Kozma Dashi kanë mësuar sot një mori faktesh të reja për korrupsionin në administratën shtetërore, prezantuar nga dega e Lushnjes.

Lushnja, e përmendur ditët e fundit për arrestimin e Drejtores Arsimore, Liza Tabaku, e cila merrte 3 deri në 5 mijë euro për një emërim, duket se nuk është rasti i vetëm i korrupsionit.

Në takimin e organizuar ndërmjet grupeve të interesit, drejtuesve të seksioneve dhe deputetëve, deputetja Albana Vokshi, foli për çështje që i ndau në katër pika kryesore:

Në shtetin policor, korrupsionin në arsim, duke vënë në dukje rastin e Drejtores së Arsimit, mungesën e ndihmës ekonomike dhe asaj të invaliditetit që nuk po lëvrohen dhe padyshim, mungesën e energjisë elektrike.

Deputeti Kozma Dashi nga ana e tij ngriti problemin e investimeve në bujqësi, ku si në Lushnje dhe në Fier, janë akorduar 150 milionë dollarë, një shifër qesharake kjo, pasi subvencionet i kalojnë grupeve pranë qeverisë.

Më pas, të dy deputetët iu përgjigjën pyetjeve të të pranishmëve për arsimin, konkurset fiktive si dhe shume afera të tjera, të cilat mbahen fshehur. U theksua se rasti i Liza Tabakut nuk është i vetëm, por raste të tilla ka edhe në drejtori të tjera arsimore.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb