LUSHNJË- (foto ilustruese) Kodrat e fshatit Hajdar në Lushnje janë përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme. Nga përhapja me shpejtësi e flakëve po digjen sipërfaqe të tëra me ullishte dhe drurë frutorë.

Zjarri po kthehet në një rrezik potencial edhe për banesat aty pranë duke qenë se ato janë vetëm 500 metra larg nga vatra e tij.

Në vendngjarje kanë shkuar 3 zjarrfikëse nga Lushnja e Fieri dhe po punojnë për të shuar zjarrin.
Paraprakisht dyshohet se shkaku mund të jetë bërë ndezja e ndonjë zjarri për ngrohje, i cili më pas nuk është shuar.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: