Muzeu i Luvrit në Paris nis të martën, katër muaj përpara, rezervimet e biletave për ekspozitën më të rëndësishme kushtuar Leonardo Da Vinçit, planifikuar të nisë në fund të tetorit që përkon me 500 vjetorin e vdekjes së piktorit të madh të Rilindjes, asnjë biletë nuk do të ketë shanse të shitet në vend.

Për shkak të fluksit të pritshëm, ekspozita do të jetë e mundur vetëm për rezervimet në një interval të caktuar kohor për të ofruar një komoditet më të mirë të vizitës. Kjo masë do të zbatohet për të gjithë ata që kanë të drejtë të hyjnë lirshëm ose falas në muze.

Ekspozita do të hapë dyert më 24 tetor. Rezervimet do të nisin që nesër në www.ticketlouvre.fr.

Me një koleksion prej pesë pikturash dhe 22 vizatimesh, Luvri do të mbledhë rreth 120 vepra (piktura, vizatime, dorëshkrime, skulptura, vepra arti) nga institucionet më prestigjioze europiane dhe amerikane si : Royal Collection, British Museum, Galeria Kombëtare e Londrës, Pinacotheque vaticane, Muzeu Metropolitan i Nju Jorkut, Instituti i Francës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb