Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Luxury cars”. Në kuadër të operacionit, janë proceduar dy persona. Këta individë mësohet se kanë trafikuar mjete të vjedhura nga Italia, me qëllim shitjen në Shqipëri.

“Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura në shtete të ndryshme, kryesisht në Itali, duke iu bërë ndryshime në elementet identifikuese dhe duke i pajisur këto automjete, me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete tip “Mercedes Benz”, të dyshuara të vjedhura, me vlerë rreth 280 000 euro”, thuhet në njoftim.

“DVP Vlorë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni policor i koduar “Luxury cars”.

Trafikonin në Shqipëri, automjete të vjedhura në Itali, dhe i pajisnin me dokumente false, me qëllim shitjen, procedohen penalisht 2 shtetas.

Sekuestrohen 2 automjete të vjedhura, me vlerë rreth 280 000 euro.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për disa shtetas të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë finalizuan operacionin policor të koduar “Luxury cars”.

Në kuadër të operacionit, nisi procedimi penal për shtetasit F. M., 33 vjeç, banues në Lezhë dhe F. D. alias B. T., 32 vjeç, banues në Luz i Vogël, Kavajë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura në shtete të ndryshme, kryesisht në Itali, duke iu bërë ndryshime në elementet identifikuese dhe duke i pajisur këto automjete, me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete tip “Mercedes Benz”, të dyshuara të vjedhura, me vlerë rreth 280 000 euro.

Në drejtimin e Prokurorisë Vlorë vijojnë hetimet për zbardhjen e rasteve të tjera të trafikimit të automjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb