THETH

Një bujtinë është djegur në Qafe Thore afër Thethit në Malësinë e Madhe. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se bujtina ishte në ndërtim e sipër nga biznesmeni Gëzim Olaj që kishte ardhur nga Anglia për të investuar.

Bujtina ishte në fazën e fundit, por tashmë dëmi ekonomik që është shkaktuar është 3 milion euro.

Mësohet se djegia është bërë gjatë natës me benzinë nga persona ende të paidentifikuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb