Këtë të premte, emisioni “Rudina” është zhvendosur në bregdetin e Gjirit të Lalzit, me një të ftuar të përhershme, por me një intervistë të pazakontë. Astrologia Meri Shehu ka folur për anën e panjohur të saj, duke ndarë detaje nga jeta personale dhe ajo profesionale.

Ndërsa u pyet për marrëdhënien me detin, Meri zbuloi një detaj që pak e dinë, faktin që ka lindur në Vlorë.

“Po, unë kam lindur në Vlorë, detin e kam pjesë timen, por si të gjithë ne Akrepët, jemi pak tipa të çuditshëm, me dallgët. Kemi frikë nga thellësitë, nga dallgët, por notin e di perfekt, zhytjet nuk i kam qejf. Ta dish që kokën nuk e kam zhytur asnjëherë.”

Meri Shehu zbulon pse u kthye nga Greqia për të nisur karrierën

Meri tregoi gjithashtu se ka jetuar shumë vite në Greqi dhe më pas vendosi të kthehej. Megjithatë, këtë vendim nuk e mori spontanisht, por ia tha horoskopi!

Po, e lexuat mirë!

“Unë, për kuriozitetin e të gjithëve, më kanë thënë mësuesit e mi të astrologjisë që duhet të kthehesha në Shqipëri. Ata morën një vendim duke parë edhe hartën time, ose natyrën time, dhe më thanë që ti duhet të ikësh atje. Ishte një vendim i përbashkët”, -u shpreh Meri. “Më shumë kanë qenë ata iniciatorë që unë të rikthehesha në Shqipëri, pastaj edhe dëshira sepse kur je në një vend të huaj, sado-sado, të gjithë mund të ecin, mund të bëjnë biznese, mund të bëjnë prokopi themi ne nga jugu, por si vendi yt, pozicionin që mund të arrish dhe të perfeksionohesh, si vendi yt nuk ka. Rruga ime ka qenë sa e lehtë, edhe e vështirë. Mua të gjithë më njohin që kam vite që e jap, e luftoj se media është e vështirë, nuk është kaq e lehtë që t’i rezistosh ndër vite, por ia dolëm. Të paktën ndihem e kënaqur për momentin.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: