Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas kërkon që çelja e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian duhet të bëhet sa më shpejt.

“Mendoj se BE ka interes në këtë rajon”, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas në Helsinki, në kuadër të bisedimeve me homologët e tij të BE-së, ku merrnin pjesë edhe kolegët nga Ballkani Perëndimor.

”Kjo është e rëndësishme për të parandaluar të tjerët, të cilët jo domosdoshmërisht bien dakord me vlerat tona, nga zgjerimi i influencës së tyre në rajon”, theksoi Maas në një referencë të hapur për Rusinë dhe Kinën.

Maas argumentoi sot se nuk ishte e nevojshme që përpjekjet e dy vendeve të vlerësoheshin veçmas, ashtu siç ishte sugjeruar./ATA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb