Nobelisti Gunter Grass vjen serish ne gjuhën shqipe me “Macja dhe miu” veprës tjetër të triologjisë së Dancingut. Përkthyesja Ana Kove, tregon konstekstin.
“Te ‘Macja dhe miu’ Grassi merret me luftën e dytë botërore, për rekrutimin që u bënte nazizmi të rinjve, nga Rinia Hitleriane e më pas”.
Grass ka ngjallur debate me letërsinë e tij, me denoncimin që i bënte shoqërisë dhe hallkave që nuk funskionuan duke iu dorëzuar nazizmit. Vetë triologjia, është pjesë e një reflektimi të thellë dhe krejt personal.
“Ky libër është reflektimi i Grasit indirekt për periudhën e rinisë së tij. Ne e dime që ai ka qenë autor polemizues e provokues, ka qenë 14 vjeç kur ka qenë pjesë e formacioneve naziste. Kur u shkrua ‘Macja dhe Miu’ ka nisur katarsisin e tij duke dashur të thotë disa të vërteta të asaj kohe”, thotë Kove.
Letërsia e Gunter Grass u vlerësua më çmim Nobel më 1999, ndërsa gjermanët kishin bërë paqe me emrin e tij, duke pranuar të shkuarën dhe reflektuar thellësisht mbi shoqërinë, politikën dhe të ardhmen dhe duke u kujdesur për dukuritë e ngjashme .